Rita Petro është një nga poetet që jo pak herë është vendosur në qendër të akuzave në rrjet.
Jo më larg se dhjetorin e kaluar ajo u kthye në një nga personazhet më të komentuar, pasi publikoi në Facebook poezinë “Mallkimi i Parë”, i cili fliste për marrëdhënien e motrës me të vëllain.
Menjëherë, mjaft emra të njohur e të panjohur për publikun sulmuan Ritën për poezinë që kishte bërë, duke e akuzuar si predikuese inçesti.
E sigurisht, nuk kanë munguar as ofendimet apo mallkimet kundrejt saj, madje dhe nga ato të çuditshmet. E ftuar në emisionin Thumb poetja ka rrëfyer mallkimin më të rëndë që ka marrë për shkak të poezisë.
“Mallkimi më i madh ishte një grua që më shkruante, të hënkshin krimbat! Sikur unë t’i kisha bërë të keqen më të madhe të jetës së saj”, – ka rrëfyer Rita.
(E.K/FAXWEB.AL)