Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Pas pesë muajsh lidhje, ndahet çifti i famshëm i showbiz-it!

Zac Efron u bë kryefjala e mediave kur një tjetër Vanessa u fut në jetën e tij (pas Vanessa Hudgens).

Ai kishte nisur një lidhje të re me Vanessa Valladares, e cila për 5 muaj shkoi vaj dhe dyshja u kthye në çiftin më të komentuar në media.

Madje, ata po kërkonin për një shtëpi së bashku në Australi, ku aktori do të jetonte për shkak të partneres së tij.

Gjithçka dukej mirë e bukur, deri në momentin kur Efron duhet të largohej për angazhimet e tij të punës.

Sipas The Sun, 33-vjeçari he ka nisur xhirimet për filmin “Gold” dhe distanca është bërë pengesë për dashurinë e tyre.

Për këtë arsye, ata kanë vendosur t’i japin fund pa nisur ende bashkëjetesën dhe s’dihet ende nëse mendojnë t’i japin ndonjë shans njëri-tjetrit në të ardhmen, apo gjithçka mbeti me kaq.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *