Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Pas përplasjeve, bashkia Lezhë lëshon akt-konstatimin për pallatin e shumëdebatuar 12-katësh: Ja çfarë është vendosur (Foto)

Bashkia e Lezhës më në fund ka vendosur të lëshojë akt-konstatimin për pallatin 12-katësh në Lezhë, i cili ditët e fundit ka ngjallur një debat të madh mes banorëve dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. FaxWeb.al ka harritur të sigurojë dokumentin, ku thuhet se pallati ka dëme të lehta për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit, por është i banueshëm nga banorët.

Dokumenti mban firmën e Shefit të Urbanistikës, Nik Leka, i cili pak ditë më parë debatoi me ministrn e Brendshëm, Sandër Lleshaj pikërisht për këtë pallat. Sipas Lleshajt, objekti nuk kishte dëme, por Nik Leka ndante një mendim tjetër nga ai. Po ashtu, banorët e pallatit ndiheshin të frikësuar të futeshin brenda dhe kërkonin një akt-konstatim nga autoritetet si garanci që nuk ka rrezik për jetën e tyre.

Sakaq, paraditen e sotme këtë pallat të shumëdebatuar e vizitoi edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili dëgjoi nga afër shqetësimet e banorëve. Vetëm pasi u krijua një debat i madh dhe mori vëmendjen, Bashkia e Lezhës është bindur të lëshojë akt-konstatimin për pallatin 12-katësh.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *