Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë takuar me Besnik Mustafaj dhe ish deputin e PD-së Genc Rulin, ditën e sotme, ne selinë blu.
Ish deputeti i PD-së Genc Ruli ka thënë se ka biseduar me Bashën dhe Berishën për çështjet politike, po që nuk është në gjendje të japë këshilla.
“Nuk jam në pozitën për të dhënë këshilla dhe nuk dhashë”, tha Ruli.
Fillimisht Ruli, Basha dhe Mustafaj i dhanë dorën tjetrit në ceremoninë e vendosjes së bustit të Pjetër Arbnorit, ku u pa për herë të parë në publik pas shumë kohësh dhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.
Kujtojmë se Ruli dha dorëheqjen nga PD, në Maj të vitit 2017 dhe Besnik Mustafaj ka qenë pjesë e grupit kritik ndaj Lulzim Bashës në PD dhe takimi i sotëm duket si një sheshim i përplasjeve mes tyre.
(E.V/Faxweb.al)