Prej disa kohësh tanimë Kina po përballet me një virus të rrezikshëm i cili mori jetën e më shumë se 200 personave dhe preku mbi 14 mijë të tjerë. Jo vetëm kjo por koronavirusi sipas medias shtetërore dhe disa ekonomistëve i ka shkaktuar Kinës një dëm ekonomik prej 62 bilion eurosh.
Një ekonomist i cili punon në Akademinë Kineze të Shkencave Sociale, tha këtë javë se ai pret që rritja ekonomike të bie në 5% në tremujorin e parë, duke supozuar se epidemia zgjat deri në fund të marsit.
Qeveritë qendrore dhe lokale kanë ndarë 12.6 miliardë dollarë deri më tani për të shpenzuar për trajtimin mjekësor dhe pajisjet. Bankat qendërore kanë ulur normat e interest për të stabilizuar ekonominë e të bëjnë të mundur rritjen e PPB në 5.7% në krahasim me vitin e kaluar ku ishte 6.1%. Shumë sektorë kanë humbur miliarda dollar nga shfaqja e koronavirusit ku ndër to mund të përmendim turizmin.