Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa do të mbaj sot në mbrëmje në sheshin “Skënderbej” një koncert që përkon me 110 vjetorin e Pavarësisë.
Në një konferencë ajo u pyet nëse tani që ka marrë nënshtetësi shqiptare, mendon të ketë të dashur po një djalë shqiptar. Por duket se Dua ishte e “papërgatitur” për këtë pyetje.
“Tani që keni marrë pasaportën shqiptare, a do të merrni edhe një partner shqiptar për të qenë e kompletuar?”, ishte pyetja e gazetares.
Dua e kaloi këtë pyetje me të qeshur duke u shprehur se nuk kishte një përgjigje.
“Oh motër, nga ja ke nis që tash. Jo jo spo dit. Nuk kam përgjigje”, u shpreh Dua Lipa.