Në një moment kur kanë kaluar një javë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 Prillit, kryedemokrati Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me shefen e misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri, Ursula Gacek.
Mësohet se takimi është duke u mbajtur aktualisht, ku në praninë e Bashës janë dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike, si Ivi Kaso apo Oerd Bylykbashi.
Ky takim vjen në një moment kur PD është e fokusuar totalisht në faktimin e manipulimeve të zgjedhjeve që mund të kenë ndikuar në rezultatin përfundimtar.