Stresi dhe Kejsi u komentuan ditën e djeshme se ishin ndarë. E megjithatë, palët kanë vendosur që të mos reagojnë në lidhje me lajmet e ndarjes, por të vijojnë të postojnë nëpër rrjete sociale fotografi dhe momente nga përditshmëria e tyre.
Stresi ka publikuar në “Insta Story” një video nga një dhomë e errët me qirinj, ku duken disa femra që po i bëjnë masazh. Nga ana tjetër, Kejsi ka postuar një foto ku shfaqet në restorant, tek sheh e qeshur në njërin drejtim, ndërkohë që në sy bie tatuazhi i saj në dorë me fjalët e këngës së fundit të Stresit: “Për ty krejta i boj, fjalën nënë s’e harroj”.
Ndërkohë që ndarja e tyre mbetet ende e pakonfirmuar, dicka është e sigurt: këngëtari po e shijon daljen e tij nga burgu…