Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk e ka lënë të vetëm Kryeministrin Edi Rama në thyerjen e heshtjes zgjedhore këtë të shtunë.
Në një postim në Facebook, Manastirliu shkruan se deri në ditën e sotme në Shqipëri janë bërë 400 mihjë vaksinime, që nga filli i profcesit në janar.
“Vaksinimi nuk ndalet. Shqipëria buzëqesh,” shkruan Manastirliu.
Më herët5, edhe Kryeministri Edi Rama postoi në Instastory të njëjtën gjë , duke shkruar që janë bërë 400 mijë vaksinime.
Rikujtojmë që sot është heshtje zgjedhore, dhe garuesit në zgjedhjet parlamentare të ditës së diel nuk duhet të bëjnë deklarata që ndikojnë në vendimarrjen e votuesve.
Përkundrazi ata duhen lënë të lirë të reflektojnë mbi alternativat që kanë dhe nesër t’i drejtohen kutive të votimit, pasi kanë dëgjuar për një muaj programet e secilës parti.
(E.H/Faxweb.al)