Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Pas kokainës qendron Edi Rama”, babai i Gentian Malindit ‘plas’ bombën: Nga Greqia s’ka ardhur asnjë gramë drogë, u ndryshua… (Video)

Babai i Gentian Malindit, avokati i njohur Ilir Malindit shprehet ekskluzivisht për Fax News se djali i tij nuk ka asnjë lidhje me kokainën që u sekuestrua në Durrës.

Sipas tij ai i ka thënë të birit që të largohet sapo të zbardheshin rrethanat e ngjarjes, ndërsa kërkon procesverbalin e kontenierit që është hapur në Pire.

“Si fillim dua të sqaroj se në konfernencën e dhënë drejtuesit e policisë e quajtën këtë një operacion të suksesshëm, gjë që nuk është e vërtetë. Djali im nuk është pritësi i mallit, se i thonë një vlerë prej 10 milionë eurosh. Ka pasur një muaj që kontenieri mbahej në vëzhgim nga 4 policë në turn, si e hapi djali im kontenierin?!

Këto janë përrallat e tyre imagjinare, policia ka dështuar totalisht, Ardian Bega qante dje si fëmijë, se i kishin premtuar që do të lirohej.  Në rast se ai ishte pritësi, pse duhet të shkonte djali im me makinën me target e tij në port, pse pak mundësi ka që të falsifikohen target në vendin tonë. Nuk ka flagrancë zonjë”, shprehet Ilir Malindi, edhe pse nuk mohon faktin që i biri i tij është gjetur në portin e Durrësit, dhe ka pasur kontakte me dy të arrestuarit.

Ilir Malindi pretendon se djali i tij po përndiqet prej 10 vitesh nga ana e policisë, dhe pas kësaj fshihen motive politike. Ai thotë se Gentiani gjendej në port pasi ”e kishte telefonuar punëtori i tij Altini, i ka çuar dhe i ka marrë nga porti, i ka shtënë në shtëpitë e tij, dhe pastaj ka dalë për kafe”.

“Nuk e imagjinoj dot si mund të vijnë që ta kontrollojnë, ka 10 vite që përndiqet nga ana e policisë, mendoj se kjo ndodh për shkaqe politike, nuk i janë ndarë që në kohën e Sali Berishës. Edhe unë dyshoj se kryeministri merret me drogë, si mund të thojë policia që djali im u arrestua në flagrancë?”, u shpreh Ilir Malindi.

Avokati hedh akuza të forta në drejtim të Edi Ramës, Sandër Lleshaj dhe drejtuesve të tjerë të policisë.

“Mund të jenë politikanë të lartë, mund të jetë Edi Rama, mund të jetë Sandër Lleshi, mund të jetë drejtori i policisë që u shkarkua dje, mund të jetë kushdo. Djali im nuk duhet të dorëzohet në rast se nuk ka prova, policia ka bërë një pisllik, sikur ka dhe një kile e gjysmë heroinë, nga Greqia nuk ka ardhur asnjë gramë kokainë”.

“Alketi është rom, e ka punëtorin e tij, është një nga më të varfërit që janë në Durrës. Ardiani është shoku i tij, nuk mohohet, ai ka qenë i infiltruar nga ana e policisë, kur e pa që mbeti në burg ulëriste dje zagari. Kush e hapi kontenierin zoti Lleshi?!”, tha më tej Malindi.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *