Pas përfundimit të “Këngës Magjike” në dhjetor të vitit 2019, raporti mes Eneda Tarifës dhe Fifit u komentua gjatë në media. Që nga ai moment dyshja nuk e ndoqën më njëra-tjetrën në rrjete sociale.
Së fundmi, me anë të një postimi në rrjete sociale, Fifi ka lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre është rregulluar. Ajo ka publikuar një foto krah Enedës, krah së cilës shkruan se kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten shoqe.
“Për të gjithë ata që na duan dhe nuk na duan, ishim dhe jemi shoqe”, ka shkruar Fifi.