Qendërmbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci është infektuar me Covid-19, ka njoftuar ditën e sotme klubi bardhezi.
Pas infektimit të mbrojtësit turk, Merih Demiral dhe izolimit të tij larg ekipit, skuadra e Juventusit ka marrë një tjetër lajm të keq, atë të infektimit me Covid-19 të qendërmbrojtësit Leonardo Bonucci.
“Leonardo Bonucci, pasi është kthyer nga grumbullimi i ekipit kombëtar italian, këtë mëngjes iu nënshtrua një testi molekular diagnostikues për Covid-19, i cili ishte pozitiv,” – lexohet në shënimin e klubit të Juventusit. Mbrojtësi është izoluar menjëherë dhe pritet të mungojë në derbin ndaj Torinos.
Trajnerit Andrea Pirlo, tani i duhet të bëjë pa dy qendërmbrojtësit e ekipit në një fazë të delikate të kampionatit, pasi ndodhet në vendin e tretë në Seria A, me pikë të konsiderueshme larg zikaltërve të Interit.
(E.H/Faxweb.al)