Ish drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho u largua nga drejtimi i këtij institucioni për të marrë një tjerër post. Ai u emërua drejtor i Korporatës Energjitike Shqiptare në vend të Benet Becit.
Pas ikjes së Verdhos, postin e drejtorit të ARRSH-së e ka marrë Ervis Berberi i cili siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, ka dalë menjëherë në terren për të inspektuar punën që po bëhej lidhur me rehabilitimin infrastrukturor të zonës së Bypassit të Vlorës.
Postimi i Plotë
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, inspektoi ecurinë e punimeve ? në Bypass-in e Vlorës
?Puna në këtë kantier vazhdon me ritme shumë të larta ? në të gjithë gjatësinë, me qëllim që kjo arterie të bëhet e aksesueshme për qarkullimin e automjeteve ? gjatë këtij sezoni turistik, duke e lehtësuar ndjeshëm lëvizjen drejt jugut ?
Gjatë inspektimit u vu re se ka përfunduar: ✅
– shtresa e parë asfaltike në pothuajse 20 km të projektit,
– ndërtimi i Urës Nr.1️⃣, Urës Nr.2️⃣ dhe po punohet intensivisht në urën Nr.4️⃣.
Gjithashtu, kanë përfunduar të gjitha rrethrrotullimet dhe po vazhdon puna për ndriçimin ?dhe pajisjen e tyre me sinjalistikën e nevojshme.