Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Pas humbjes së zgjedhjeve Erdogan vizitë zyrtare në Rusi, diskuton me Putin…

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Rusi ku do të takojë presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Sipas njoftimit zyrtar nga zyra e presidentit turk, Erdogani do të marrë pjesë në takimin e tetë të Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë ruso-turk, i cili do të kryesohet nga krerët e Turqisë dhe Rusisë.

Moska dhe Ankaraja kanë krijuar lidhje të forta ekonomike që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Sipas mediave të huaja takimi do të përfshijë çështjet e marrëdhënieve dypalëshe, në veçanti situatën në Siri, si dhe çështje të tjera rajonale.

Është planifikuar të nënshkruhen marrëveshje të ndryshme. Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin do të takohen me biznesmenë të të dy vendeve.

Turqia është anëtare e NATO-s dhe marrëdhëniet e saj me Rusinë kanë qenë historikisht të tensionuara.

Kujtojmë që para disa ditësh në Turqi u zhvilluan zgjedhjet lokale dhe partia që udhëheq Erdogani humbi bashkitë kryesore mes të cilave dhe Ankaranë. (Lexo ketu).

 

 

 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *