Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaKryesoreTe FunditTe Gjitha

Pas Hollandës, edhe Franca mund të kërkojë rikthimin e vizave për shqiptarët

Shqipëria mban vendin e parë të numrit të azilkërkuesve për vitin 2017 në Francë. Të paktën kështu thonë të dhënat e publikuara nga Ministria e Brendshme Franceze, në gazetën prestigjioze “Le Figaro”.

Mirëpo për shkak të kërkesave të larta për azil, Franca mund të detyrohet të kërkojë rivendosjen e vizave me Shqipërinë.

“Për të kontrolluar situatën, Parisi është detyruar të kërkojë për Shqipërinë të njëjtat klauzola mbrojtëse që kërkoi për Gjeorgjinë dhe Ukrainën: një rivendosje të vizave në rast të abuzimit me mikpritjen,” shkruan Le Figaro.

Duke nisur nga janari i këtij viti, plot 7,256 shqiptarë kanë paraqitur kërkesë për azil në Francë. Kjo shifër është 178,9% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Po ashtu, me këtë numër kërkesazh për azil, Shqipëria renditet edhe para vendeve të cilat ndodhen në luftëra civile, sic është Siria apo Afganistani.

Jo vetëm kaq, por gazeta prestigjioze shpreh shqetësim edhe për aktivitetin kriminal në rritje të grupeve shqiptare. Po ashtu, të shumtë janë shqiptarët që e kërkojnë azilin si pasojë e Kanunit, çështje të cilën Franca e sheh me shqetësim.

(D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *