Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi do të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë.
Në një postim në Facebook, Abazi shkruan se ai po përgatit dosjen me faktet për shkeljet në procesin zgjedhor të 25 prillit.
Sipas këtij njoftimi, Abazi bën me dije se provat do të dorëzohen në KQZ/KAS ditën e hënë, duke shtuar se do të kërkojnë rivotim për qarkun e Tiranës.
“Bazuar mbi faktet që po grumbullojmë mbi shkeljet në Qarkun Tiranë në lidhje me ankesën që do të dorëzojmë në KQZ / KAS ditën e hënë, ne kërkojmë dhe presim shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe rivotimin në të gjithë Qarkun e Tiranës”, tha Abazi.
(E.H/Faxweb.al)