Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, sapo ka përfunduar një takim me drejtuesit e policisë së Qarkut të Beratit, takim i cili ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta.
Me mjetin e ministrise së Brendshme Lleshi është futur direkt në mjediset e komisariatit të policisë Berat, duke shmangur kontaktet me gazetarët. Lleshi mesohet se është takuar me drejtuesit e komisariateve të policisë Berat, Kuçovë e Skrapar, ndërsa ka biseduar me ta për më shumë se 1 ore.
Po nga hyrja e automjeteve ai sapo është larguar me mjetin e tij, duke shmangur daljen nga hyrja e komisariatit.
Më herët gjatë ditës së sotme, ministri i Brendshëm Sandër Lleshi zhvilloi një takim me strukturat e policisë në Gjirokastër.
(M.Q/Faxweb.al)