Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Pas Gashit, Arta Marku shkarkon Petrit Fushën nga Prokuroria e Tiranës

Të tjera lëvizje po ndodhin sot në Prokurori nën drejtimin e Arta Markut. Kryeprokurorja ka shkakrkuar nga detyra kreun e Prokurorisë së Tiarnës Petrit Fusha, i komanduar nga Llalla në këtë funksion. Në vendin e Fushës është emëruar Dritan Rreshka.

Më herët Marku ka larguar nga detyra një nga emrat më të afërt të paraardhësit të saj Adriatik Llalla, Rovena Gashin.

Gashi ishte drejtoreshë për marrëdhëniet me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme. Në vend të saj është vendosur ish-kandidati për kryeprokuror Arqile Koça.

Prokurorja Rovena Gashi, e cila ishte në drejtim të kësaj Drejtorie, caktohet prokurore pranë Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Po ashtu shefe e re e kabinetit në Prokurorinë e Përgjithshme është zgjedhur Alketa Zyfia. 

Ditën e sotme kryeprokurorja pati një takim edhe me minsitrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nga ku u arrit marrëveshja për Vetingun në Polici dhe luftën kundër korrupsionit.

Marku është zgjedhur si e përkohshme edhe pse në rradhët e mazhorancës flitet se mandati i saj mund të bëhet edhe 7-vjeçar.

(E.K/FAXËEB) 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *