Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Pas gafës së Ramës me hartën e Kosovës, tjetër skandal me librat e nxënësve

Mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha publikoi shqetësimin e një nxënëseje të klasë së 8, që në librin e Qytetarisë, nuk njihej harta e Kosovës. Kjo solli një sërë reagimesh të forta në rrjetet sociale, pasi një gafë e tillë është e pafalshme për Shqipërinë, e cila është dhe shteti amë.

Pas komenteve, ka reaguar dhe ministrja e Arsimit Besa Shahini, e cila shprehet se ndihet e keqardhur për këtë, dhe se gabimi ka ardhur në zinxhir nga punonjësit e shtëpive botuese që merren me prodhimin e librave.

“Kosova është Republikë dhe njihet si e tillë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, 22 vende anëtare të BE-së, SHBA-të dhe shumë shtete të tjera aleate. Por nga autori i librit, te artisti grafik, te redaktori i shtëpisë botuese e deri te komisioni që ka dhënë OK për botim, nuk kanë qenë në gjendje ta vërejnë mungesën e shtetit të Kosovës në të!  Por padiskutim që nuk do të duhej të ekzistonin pasaktësi të tilla në librat shkollorë!”, shton ministrja Shahini.

“Lajmi i mirë është se kjo ka ndodhur ndërkohë që po zhvillohet procesi i kontrollit të librave shkollorë, pasi sivjet është mbyllur procesi i hartimit të librave të reja. Pastaj do të vihet në lëvizje detyrimi për shtëpitë botuese që t’i adresojnë menjëherë me fletë plotësuese gabimet e konstatuara, ndërsa në vijim me redaktim të plotë”, shkruan më tej Shahini.

Kujtojmë se pak ditë më parë dhe kreu i qeverisë Edi Rama postoi në profilin e tij në Facebook një video ku Kosova nuk figuronte në hartë, të cilën e korigjoi me disa orë vonesë. (Lexo edhe këto)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *