Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Pas Flamur Golemit që puthet e përqafohet “në grup” në mes të Gjirokastrës, edhe Eduart Shalsi nga Pogradeci thyhen masat anti-Covid

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi, ka qenë ditën e sotme në qytetin e Progadecit ku ka qenë i ftuar në një aktivitet të organizuar nga Shoqata e Kanotazhit në Shqipëri. Ajo që vihet re në daljen publike të Shalsit për media, është mungesa e maskës si dhe mos respektimi i distancës fizike. Paradoksi qëndron se ndërkohë që ministri është duke apeluar për respektimin e masave si dhe situatën e precipituar të pandemisë në vend, ai vetë është duke i shkelur ato që propagandon.

Rastet e funksionarëve publik, të cilët  duhet të jenë shembull i respektimit të masave anti-Covid, por që zgjedhin t’i injorojnë ato, është tepër i lartë. Mjafton të përmendim rastin e Gjirokastrës, ku nga njëra anë kreu i ISHP-se se këtij qyteti ngre alarmin se situata është agravuar ndjeshëm dhe nga ana tjetër Kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi puthet e përqafohet “në grup” në mes të qytetit.

Po të shohim daljet publike të të gjithë shtetarëve tanë do të shohim se asnjë nuk i respekton masat dhe të gjithë na bëjnë leksione si të fërkojmë duart me sapunë dhe të mbajmë maskën. Situata e pandemisë është vërtet problematike, virusi është mes nesh dhe po përhapet më shpejt se më parë, ndaj është detyra jonë të përballemi me të duke i respektuar masat, jo se na i imponojnë ata që nuk i zbatojnë, por se duhet të ruajmë veten dhe të afërmit tanë.

Kujtojmë se 4 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në spitalin Infektiv, ndërsa janë shënuar 93 raste pozitive me Covid 19, nga 420 testime që janë kryer gjithsej në të gjithë vendin. Numri i jetëve të humbura që prej fillimit të pandemisë shkon në 89. (Qarku Tiranë 47, Durrës 14, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 14, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1)

Mësohet se personat që kanë humbur jetën ditën e sotme janë një 68-vjeçar nga Durrësi, një 65-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçar nga Elbasani, dhe një 71-vjeçar nga Shkodra. Në spitalin Infektiv momentalisht ndodhen të shtruar 72 persona nga të cilët 4 janë të intubuar. (F.M/Faxweb.al)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *