Kryeministri Edi Rama duket se pas mbylljes së fushatës elektorale dhe fitores së mandatit të tretë, ka gjetur kohë për tu relaksuar së bashku me familjen e tij në jug të vendit.
Rama ka zgjedhur që këtë të dielë ta kalojë në fshatin Vunao, aty ku dhe ka origjinën e ëma e tij e ndjerë Aneta Rama.
Kryeministri ka shpërndarë një foto në rrjetin e tij social ‘Facebook’, teksa shihet se i tregon të birit Zaho një memorial në nder të heronjve të fshatit Vuno.
Postimi i plotë: MIRËMËNGJES
nga Vuno