Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira përfaqësoi denjësisht Qipron në ‘Eurovision Song Contest’.
Ajo mundi të renditej në vendin e dytë duke bashkuar votat e jurisë dhe të publikut.
Kështu që për t’i shprehur mirnjohjen presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades e ka nderuar Elenin me një çmim të rëndësishëm.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka publikuar në ‘Instagram’ foto dhe video nga ky moment. “Një nder i madh të marr një çmim dhe të nderohem nga Presidenti. Ndihem krenare për prezantimin e Qipros në Eurovizon”, – ka shkruar ajo bashkangjitur fotografisë.
(M.Q/Faxweb)