Qyteti i Gramshit është zgjuar sot nën “pushtetin” e mjegullës,duke sjellë vështirësi edhe në qarkullimin e mjeteve.
Një fenomen i tillë ka ardhur pas disa ditëve me shi. Reja e dendur është prezente që pas mesnatës dhe vijon deri në orët e para të mëngjesit.
Pas daljes se rrezeve të diellit ajo ka nisur të largohet. Fenomene të tilla janë të shpeshta në vendin tonë.