Pas çmimit që mori Sheshi Skënderbej pak ditë më parë në Barcelonë, në Tiranë po bëhet sot festa. Veliaj dhe Rama kanë qenë të pranishëm në një takim, ku kanë shprehur gëzimin për këtë çmim.
Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, disa herë me rradhë ka falenderuar Ramën për mundësinë që i ka dhënë.
“Falenderimi i parë shkon për Edi Ramën dhe skuadrën e tij, sot ne jetojmë në kohë e populzimit që të shkojmë pas mendjes së njeërzve për të fituar votat. Po pyetja që ne bëjmë është ne jemi këtu për politikën e ditës apo për afatgjatë.
Edi të falenderoj shumë,ty dhe të gjithë skuadrën tënde që ke pasur në Bashki dhe sot është në drejtimin e Shqipërisë. Një gjë që unë dhe Edi kemi mësuar nga shoku Gramoz është të mos nisim me listat e falenderimeve me emra”, u shpreh Veliaj.
(E.K/FAXWEB.AL)