Kryeministri Edi Rama komentoi mbrëmjen e sotme deklaratën e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç që pas kreut të opozitës Lulzim Basha qëndron ish-kryeministri Sali Berisha.
Sipas Ramës, kjo deklaratë ishte për të marrë hak ndaj tij për shkak të aeroportit të Kukësit. Më tej Rama thotë se deklarata e Vuçiç ishte një kurth për shtetasit e Kosovës dhe në vijë të politikës ekstremiste të Serbisë, pasi duke qenë se Basha vihet nën akuzë nga Vuçiç për shtetasit e Kosovës shihet si hero.
“I dha një pilulë atyre për të marrë një hak të vogël ndaj meje për aeroportin e Kukësit dhe atë ekspozitën atje. E kanë bërë shpesh ata nga Beogradi, identifikimin e njerëzve që i venë më për shtat politikës së tyre si më ekstremiste dhe i stimulojnë. Dhe ata në Kosovë thonë, meqë e shau Vuçiç atë, ai është heroi”, tha kryeministri, duke iu referuar kryedemokratit Basha.
(E.H/Faxweb.al)