Do të jetë një përballje e vështirë sa kohë që një nga dy ekipet më me emër në futbollin shqiptar diskutojnë rënien nga kategoria. Një ndeshje e vështirë kjo për lojtarët, stafet teknike por edhe për tifozët.
Pas Elis Bakajt që deklaroi se nuk do të luajë në këtë përballje, këtë vendim ka marrë dhe lojtari i Tiranës Gilman Lika.
Në një intervistë për mediat ai ka sqaruar arsyen e vendimit për të mos u aktivizuar në ndeshjen ndaj Vllaznisë, këtë fundjavë. Për Likën kjo ndeshje është e jashtëzakonshme dhe nuk e kishte menduar kurrë që Vllaznia dhe Tirana do të arrinin në ketë pikë.
“Sikundër është marrë vesh, unë nuk do jem në këtë ndeshje. E di që është diçka jo profesionale, por të them të drejtën kam qenë në një situatë shumë të vështirë. Pas një takimi që kam pasur me presidentin dhe trajnerin, që i falenderoj shumë për mirëkuptimin që patën karshi meje.
Për mua është një ndeshje e jashtëzakonshme, nuk e kisha menduar kurrë që do shkonte deri në këtë pikë dhe Tirana me Vllazninë do luftonin për të siguruar mbijetesën. Shpresoj që edhe tifozët të më mirëkuptojnë për vendimin që kam marrë, duke ditur si po e përjetoj unë këtë periudhë”, u shpreh Lika per mediat. (E.K/SHUPLAKA)