AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Pas atentatit në zyrë, policia merr nën mbrojtje familjen e kryebashkiakut të Lushnjes

Qyteti i Lushnjes është tronditur ditën e sot nga një ngjarje e rëndë, ku kryetarit të bashkisë Fatos Tushe i vendosën lëndë plasëse në zyrë, që dyshohet se është granatë, ku nga shpërthimi ka mbetur i plagosur kryebashkiaku si dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu.

Sipas informacioneve të para policia dyshon se autori është Gëzim Saraçi, ish shofer i kryebashkiakut Fatos Tushe.

Burime për FaxNeës bëjnë me dije se policia ka marrë nën mbrojtje familjen e kryebashkiakut Fatos Tushe.

Fatos Tushe jeton në lagjen “Loni Dhamo” në Lushnje, ndërkohë që siç shihet nga video, pranë banesës së Tushes ndodhen forca të shtuara të policisë.

Pas ndihmës së parë që kanë marrë në spitalin e Lushnjes, Tushe dhe Qalliu u sollën drejt Tiranës për mjekim më të sepcializuar, ndërkohë që raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 09:00, në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë, dyshohet se është hedhur një granatë dore dhe për pasojë është dëmtuar Kryetari i Bashkisë shtetasi F. T. dhe sekretarja e Bashkisë, shtetasja E. Q., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është ish-shoferi i Kryetarit të Bashkisë, shtetasi G. S., i cili pasi ka hedhur granatën është larguar menjëherë nga ambientet e Bashkisë Lushnjë.

Forca të shumta policie të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të DVP Fier, Renea e FNSH e Fierit po krehin zonën, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit.

Grupi i posaçëm hetimor, me Specialistë nga Departamenti i Policise Kriminale ne Policine e Shtetit dhe DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *