AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Pas arrestimit të vëllezërve Basho, forca të shumta policie blindojnë Vlorën

Pas arrestimit të Tesi (Tesilvan) Bashos dhe vëllait të tij në Vlorë, forca të shumta policia kanë zbarkuar në qyetetin bregdetar.

Bëhet e ditur se forca të shumta të policisë kanë mbërritur nga Tiranë në Vlorë.

Bëhet e ditur se policia do të vijojë kontrollet për të kapur të tjerë persona, që mund të kenë lidhje me Bashon, që është anëtar i bandës së rrezikshme të Llanajve.

Ndërkohë të arrestuarin Tesilvan Bashon e kanë zjellë tek Drejtoria Vendore e Polocisë Tiranë.

Të dy vëllezërit dyshohet se në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar për dhënie pasurie rreth 100 000 euro një shtetas.

Gjithashtu dy vëllezërve u janë sekuestruar arsenal armësh, municione, tritol e lëndë narkotike.

Shtetasi Tesi Basho në 2016 është arratisur nga burgu i Rebibbos në Itali. (LEXO EDHE KËTU LAJMIN) 

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *