Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Pas 8 vitesh martesë, dy aktorët e njohur firmosin letrat e divorcit: Duam t’ju themi të vërtetën

Dy aktorët e mirënjohur kanë firmosur divorcin dhe i kanë dhënë fund martesës 8 vjeçare.

Mediat botërore janë pushtuar nga ky lajm ditën e sotme, kur çifti anoncoi ndarjen.

Bëhet fjalë për dy aktorët, Channing Tatum dhe Jenna Deëan.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale çifti ka bërë publike ndarjen e tyre.

“Hej botë. Atëherë… Kemi diçka që duam të ndajmë me ju. Së pari, duket e çuditshme që duhet ta ndajmë këtë me të gjithë, por është pasojë e jetës që ne kemi zgjedhur të bëjmë, për të cilën jemi shumë mirënjohës. Duam të ndajmë të vërtetën me ju, që nëse e lexoni diku tjetër ta dini që është e shpikur. Me përzemërsi kemi zgjedhur të ndahemi si çift. Ramë thellë në dashuri vite më parë dhe kemi kaluar shumë mirë bashkë. Absolutisht nuk ka ndryshuar asgjë mbi faktin sa shumë e duam njëri-tjetrin, por dashuria është një aventurë e bukur që po na i ndan rrugët tani për tani. Nuk po ju mbajmë sekrete nga ky vendim, jemi thjesht dy miq të mirë që mendojmë se është koha për pak hapësirë. Jemi akoma një familje dhe do jemi gjithmonë prindër të përkushtuar ndaj Everly. Nuk do flasim më shumë për këtë dhe ju falenderojmë që respektuat privatësinë e familjes sonë. Ju dërgojmë shumë dashuri të gjithë,”- shkruajnë ata.

Dyshja kanë një vajzë 4-vjeçe nga martesa e tyre.

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *