AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Pas 3 orësh diskutime online mes krerëve të shtetit, përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Sapo ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e zhvilluar përmes platformës online ku në diskutim kanë marrë pjesë drejtuesit më të lartë të politikës.

Në këtë mbledhje, e cila u drejtuar  nga presidenti Ilir Meta, u bënë  bashkë për herë të parë drejtuesit më të lartë të shtetit, por edhe kreu i PD-së Lulzim Basha ndërsa është diskutuar për situatën e krijuar në vend për shkak të koronavirusit.

Mbledhja u njoftua dy ditë më parë nga ana e presidentit Meta, i cili u shpreh se forcat politike duhet të bashkohen pasi shëndeti dhe interesi i qytetarëve duhet të jetë mbi çdo interes partiak.

Mbledhja ka nisur në orën 12:00 ndërsa ka zgjatur për rreth 180 minuta ndërsa morën pjesë drejtuesit e mëposhtëm të institucioneve kryesore në vend:

Presidenti Meta
Kryeminsitri Rama
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka
Ministrja e Financave Anila Denaj
Ministri i Shtetit Arben Ahmetaj
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj
Kreu i PD-së Lulzim Basha
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj

Pritet të ketë një raportim dhe nga drejtuesit që morën pjesë në takim lidhur me temat që janë diskutuar dhe çfarë ështëndosur mes tyre.

Kujtojmë ditën e djeshme qeveria miratoi dhe Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore, ku përcaktohet se “Fatkeqësi natyrore konsiderohen fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me tërmetet, përmbytjet dhe vërshimet e ujit dhe dukuri të tjera që ndikojnë në jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.”

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *