Një tjetër mjek është larguar nga puna pas bërjes publike të qëndrimeve kundër qeverisë dhe kritikave të politikave shëndetësore.
Mjeku i pushuar nga puna është Sinan Manjani, i cili shërben si mjek në qendrën shëndetësore nr.10 në Tiranë.
Përmes një postimi në facebook Manjani shprehet se pas 27-vitesh punë në sistemin shëndetësor është pushuar nga puna për bindje politike.
“Te dashur miq dhe të afërm kolegë dhe të nderuar pacientë, pas 27-vitesh punë më pushojnë nga puna për bindje politike”, shkruan Manjani në facebook.
Rasti i mjekut Manjani duket se është i ngjashëm me atë të mjekut Ilir Allkja, i cili u pushua disa muaj më parë nga puna si mjek në QSUT, për shkak të qëndrimeve të tij në kundërshtim me politikat shëndetësore të qeverisë.