Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Pas 17 orësh debat në kuvend bie ligji për plehrat, PS shkurton me 74 vota stafin e Vettingut. PD, LSI braktisin seancën

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është votuar në Kuvend me 74 vota pro shkurtimi me rreth 70 punonjës për stafin e komisioneve të Vettingut. Në këtë votim morën pjesë vetëm socialistët. Ndërsa PD dhe LSI nuk morën pjesë pasi  nuk ishin dakort me variantin e mazhorancës dhe u larguan nga kuvendi. 

Sipas “Panorama” ky votim është bërë në orën 02:15 minuta, pas mesnate. Po kështu  PS la në fuqi dy dekrete të ish-Presidentit Nishani që rrëzonte ligjet e mëparshme të Qeverisë për “plehrat” dhe “dhomat e tregtisë”.

VOTIMI

Akti normativ nr. 2, datë 16.8.2017 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 130/2016 “Për buxhetin e vitit 2017”

Votimi: 73 pro, 54 kundër, 0 abstenim

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, që plotëson Konventën Evropiane për Ekstradimin, të vitit 1957”

Votimi: 127 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2016, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës sipas parimit të efiçencës energjetike, faza II”

Votimi: 127 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Projektligji “Për ratifikimin e marrveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Suedisë, për programin “Forcimi i Policimit të Komunitetit në Shqipëri” (2017-2020)

Votimi: 126 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Projektvendim “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese”

(Propozimi i PD) 52 pro, 73 kundër

(Propozimi i LSI) 53 pro, 74 kundër

Votimi (varianti i PS): 74 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Projektvendim “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit””

(Propozimi i PD) 53 pro, 74 kundër

Votimi (varianti i PS): 74 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Projektvendim “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Komisionerit Publik””

(Propozimi i PD) 53 pro, 74 kundër

(Propozimi i LSI) 53 pro, 74 kundër

Votimi (varianti i PS): 74 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Dekreti nr. 9765, datë 14.10.2016 “Për kthimin e ligjit nr. 92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar

Votimi: 54 pro, 0 kundër, 72 abstenim

Dekret nr. 7969, datë 18.10.2016, “Për kthimin e ligjit nr. 93/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë”, të ndryshuar”

Votimi: 64 pro, 1 kundër, 71 abstenim

(J.V/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *