Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Partizanit i mjafton goli i Jasir Asanit, ‘Të Kuqtë’ marrin kreun e Kategorisë Superiore

Ka mjaftuar një gol i Jasir Asanit dhe mbi 5-6 raste të skuadrës së kuqe që të marë 3 pikët dhe në kampin e Partizanit të rimarin vendin e parë dhe të festojnë këtë fitore ndaj skuadrës së Apolonisë, që me këtë disfatë në transfertë minimizon shpresat e mbijetesës.

Një ndeshje e hapur dhe e bukur, me fierakët që janë përpjekur të bëjnë rezistencën edhe pse përballë një kundërshtari me kualitete, të cilët bën diferencën në fushën e lojës, duke i dhënë një fitore të çmuar në rrugën e titullit Partizanit.

Të kuqtë tashmë janē në krye edhe falë barazimit në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Teutës.

Vllaznia dhe Teuta kanë ndarë pikët sot në një ndeshje të luftuar mes dy skuadrave në “Loro Boriçi”, por që nuk ka sjellë spektaklin që pritej prej një supersfide të tillë. Skuadrat kishin shumë frikë për të humbur dhe ishin të vëmendshme në mbrojtje.

(E.H/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.