Partizani fiton zyrtarisht betejnë gjyqësore me KAS, për zhblokimin e merkatos së janarit 2021.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se ka marrë përgjigje pozitive nga KAS dhe pritet që në stolin e “Demave të Kuq” të vijnë përforcime gjatë kësaj merkatoje.
Kujtojmë që Partizani u dënua pak muaj më parë për çështjen “Çinari”, me tri sesione merkato bllokim dhe me një gjobë 83 mijë euro. Ky vendim, u apelua nga drejtuesit, ndërkohë që sot ka mbërritur dhe përgjigjia pozitive.
Me zhbllokimin e merkatos Partizani do të ketë më shumë shanse për të luftuar për titullin kampion, duke parë që trajneri Daja arriti t’i marrte maksimumin grupit që kishte në fillim të sezonit.
Njoftimi i plotë i Partizanit në Facebook:
Klubi njofton se sot është bërë me dije nga CAS për heqjen e pezullimit të sesionit të transferimit të lojtarëve, vendim që ishte në fuqi nga FIFA në lidhje me çështjen e sulmuesit Erald Çinari. Klubi saktëson se ky është një njoftim paraprak, deri në zbardhjen e plotë dhe përfundimtare të vendimit që ka marrë CAS, përmes të cilit do të përcaktojmë dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në lidhje me këtë çështje. Nga ky moment tashmë FK Partizani rifiton të drejtën për të operuar në merkaton e Janarit.