Kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi ka qenë i ftuar në emisionin “Aktualitet” mbrëmjen e sotme ku ka folur për situatën politike në vend në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.
Pyetjes nëse a ka frikë se mos ka ndonjë të inkriminuar në listat e tij të 25 prillit, Murrizi iu përgjigj me batutë, duke u shprehur se të të gjithë të inkriminuarit i kanë marrë partitë e mëdha.
Ndër të tjera Murrizi foli edhe për problemet e Shqipërisë, duke akuzuar se 3 nga 134 partitë e Shqipërisë, të cilat kanë qeverisur vendin në 30 vitet e fundit, janë ato të cilat i kanë sjellë probleme vendit.
Ai gjithastu foli dhe për skadimin e kartave të identitetit dhe pasaportave përpara zgjedhjeve të 25 prillit, duke thënë se beson që qeveria do të shtyjë afatin e vlefshmërisë, sepse askush s’ka të drejtë të pengojë shqiptarët të votojnë.
Intervista:
A keni frikë për ndonjë kandidat të inkriminuar në lista?
Murrizi: I kanë marrë partitë e mëdha. Nuk kanë lënë gjë për ne.
E keni filluar fushatën?
Murrizi: Po ka kohë. Afati 30 ditor është një afat afat formal, ku kuvendi ekzistues ndërpret punimet. Po je në politike, ke fushatë gjatë gjithë kohës. Ne jemi një subjekt i ri.
A të ka zhgënjyer ndonjë nga deputetet e opozitës së re?
Murrizi: Asnjë nuk më ka zhgënjyer, as Korab Lita, as Halit Valteri, sepse asnjë nga ata nuk ka ardhur atje nga firma e Myslim Murrizit. Të gjithë ata kanë ardhur aty prej Lulzim Bashës.
Objektivi?
Murrizi: Më së pari që të takoj sa më shumë qytetarë deri në datë 25 prill. Ne nuk jemi të barabartë me partitë që kanë ndarë pushtet dhe paratë publike këtë 30 vite. Nuk jemi parti masonike. Ne kemi sot 153 kandidatë të regjistruar në KQZ. Kjo është një fushatë gurilase. Kjo kohë pandemie iua kursen shqiptarëve ca autobuzë, flamuj, mitingje, këngëtarë dhe orkestra. Unë do të kërkoj votën të gjithë atyre që do t’i jap dorën. Nuk ia du votën atij që nuk ia kam dhënë dorën. Kjo ka qenë natyra e Myslim Murrizit që kur ka dalë deputet në vitit 1997.
Shumw parti?
Murrizi: Shqipëria nuk besoj se ka vuajtur nga 131 nga 134 që janë, ka vuajtur nga 3 parti që kanë qeveris në 30 vite. Nëse sot e kemi borxhin publik 86%. Myslim Murrizi ka qenë themelues i PD-së. Unë nuk kam qenë asnjë ditë deputet i PD-së në pushtet. Absolutisht asnjë përgjegjësi nuk kam.
Listat e hapura?
Murrizi: Patjetër që do të kem sukses. Do të marr mandat në Fier, në Tiranë, aspiroj në Durrës, në Lezhë. Po të jetë listë e hapur është më mirë. Në vitin 2017, ku unë kam qenë numri 3, nuk jam votuar unë. Unë jam krenar që jam votuar në 1997. Listat e hapura janë më të mira.
Skadimi dokumentave?
Murrizi: Besoj se qeveria do të shtyjë afatin e vlefshmërisë së kartave dhe pasaportave deri në datë 30 qershor, për mbi 800 mijë shqiptarë të cilëve iu skadon para datës 25 prill. Do të bëhet si me koalidimet, që nuk janë më të rëdnësishme se pasaportat dhe kartat e identitetit. Nuk mund t’ia mohojë askush shqiptarëve të drejtën për të votuar që e kanë fituar para 30 vitesh. Votat tona do t’i bashkohen opozitës pas 25 prillit nëse arrihet marrëveshja.
(E.H/Faxweb.al)