AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Parlamenti në krizë përfaqësimi”, Meta: 182 deputetë dhe kandidatë refuzuan mandatet

Presidenti, Ilir Meta u pyet gjatë konferencës së sotme se kush e thirri takimin që zhvilloi sot me kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe çfarë u diskutua për zgjidhjen e krizës si dhe për qëndrimet që kanë palët.

Meta e dha përgjigjen duke folur për precedentin që është krijuar me vendet që kanë mbetur pa u plotësuar në Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë që theksoi se 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë kanë djegur mandatet dhe nuk kanë pranuar të marrin mandatet e lënë nga paraardhësit në lista.

Kreu i Shteti argumentoi se parlamenti është në një krizë përfaqësimi, ndërkohë që nuk la pa përmendur edhe qëndrimet e tij rreth kësaj situate kur ka kërkuar zgjedhje vendore, të përgjithshme dhe presidenciale në të njëjtën kohë.

Meta: Nuk duhet të harrojmë se nuk ka vetëm opozitë brenda Parlamentit. Janë 182 deputetë dhe  kanditat për deputet që kanë refuzuar të marrin mandatet. Parlamenti ka 140 vende për deputet. Lista kanë shtetuar dhe mungojnë 18 deputetë, si thoni ju nuk ka një krizë përfaqësimi? Unë për të zgjidhur këtë krizë përfaqësimi kam thënë hajde të zgjedhim edhe një president tjetër nëse ky është vullnet i popullit pavarësisht se kam edhe 3 vite të plotësohet mandate. Unë mendoj se situata është shumë e rëndë, dhe kjo ka nisur që në 22 prillin e vitit 2008, ndaj edhe enu me Gramozin kishim nostalgji për periudhat ‘91’92 dhe ’96”.

Pyetje: A jeni përfshirë në një lojë politike më shumë se sa në një aksion për zgjidhjen e krizës politike?

Meta: Presidenti ishte aty për të garantuar të drejtën e zgjedhjes për të gjithë siç e parashikon ligji dhe të drejtat ndërkombëtare të njeriut në mënyrën sybstanciale të tyre. Çfarë sinqeriteti më shumë muind të kërkoni ju nga Presidenti. Kthehuni tek deklaratat e bëra më parë, kthehuni tek deklaratat e Pogradecit, dhe më pas kam bërë të qartë, hajde japim një zgjidhje të plotë, njëherë e përgjithmonë, në një datë për zgjedhje vendore, parlamentare dhe presidenciale.  

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *