Kreu i Shtetit Ilir Meta kas bërë një deklaratë të fortë pas zhvillimeve të fundit që kanë të bëjnë sidomos me qëndrimin e prerë të kryeministrit Rama gjatë fjalës së tij në Parlament kur tha se 30 Qershori është një datë e pandryshueshme për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.
Meta shkruan në rrjetet sociale se ky është një moment historic që duhet shfrytëzuar për të hedhur një hap përpara drejt Europës dhe argumenton se duhet bërë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i Maqedonisë së Veiut.
“Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë!
Të mos humbasim këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Europës.
Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut.
Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Europa!????”, shkruan Meta
Kujtojmë se e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Shqipëri, Leyla Moses-Ones ka nisur një takim në presidencë me kreun e shtetit, Ilir Metën.
Temë e këtij takimi mendohet se ka qenë situata politike në vend ku ndërkohë që Kuvendi po diskuton për pikën e rendit të ditës për shkarkimin e Metës nga posti i presidentit pas vendimit të këtij të fundit për ç’dekretimin e 30 Qershorit si datë për zgjedhjet vendore.
Ndërkohë nga ana tjetër, mazhoranca vijon të jetë këmbëngulëse dhe e vendosur për realizimin e zgjedhjeve me 30 Qershor (lexo ketu).
(F.GJ/FAXWEB.AL)