Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Parlamenti i Kosovës e nxjerr ‘non grata'”, surprizon Spartak Ngjela: Ka të drejtë ta bëjë përmes një rezolute

Avokati Spartak Ngjela ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit Edi Rama për largimin e të cilit hedfh edhe një hipotezë e cila nuk është dëgjuar të citohet.

Nglela tha në “Ora News” se Kosova nuk hyn në Minishemngenin Ballkanik, ndërsa shtoi se nëse parlamenti I këtij vendi e shpall Ramën “Non grata”, rrezikohet për të qenë kryeministër.

Sipas Ngjelës, nëse Parlamenti i Kosovës bën rezolutë kundër tij nuk mund të jetë më kryeministër

“Në këtë Shengen nuk hyn Kosova. Dhe fakti që Kosova e shikon si të dëmshme për të, ky rrezikon si kryeministër. Ka marrë fund. Rrezikohet për të qenë kryeministër. Nëse Kosova e nxjerr non grata, nëse Parlamenti i Kosovës bën rezolutë kundër tij nuk mund të jetë më kryeministër. Për çfarë e duam si kryeministër? Për broçkulla, një njeri pa zyrë që bredh mbas tërmetit. Ka të drejtë ta bëjë Kosova këtë, të shikojmë çfarë do bëjë mazhoranca. Nëse e kupton dhe bën sikur nuk e kupton do të dëmtohet shumë PS,” tha avokati.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *