Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti i ka konsideruar si zgjedhje historike ato të 14 shkurtit, ku partia e tij fitoi me rreth 50% të votave.
Në një reagim pasi parlamenti i dha dritën jeshile kabinetit të tij qeveritar, Kurti premtoi se Kosovën do ta bëjë siç e ëndërruan dëshmorët.
“Do e bëjmë Kosovën vendin që ëndërruan dëshmorët. zgjedhjet e 14 shkurtit ishin zgjedhje historike,” u shpreh Kurti.
Qeveria e re e Albin Kurtit u votua ditën e sotme në Parlamentin e Kosovës me 67 vota pro dhe me 30 vota kundër, si dhe me asnjë votë abstenim, nga deputetet e pranishëm në sallë.
(E.H/Faxweb.al)