FlashSportTe FunditTe Gjitha

Parisi ka një hero të ri, Icardi shpëton nderin e PSG-së (Video)

Mauro Icardi është njeriu i momentit në Paris! PSG i falet sulmuesit argjentinas për të koleksionuar një fitore të vështirë 1-2 në transfertë kundër Brestit. Ekipi i Thomas Tuchel vuajti shumë, madje vendasit flirtuan me barazimin, por në fund ishte Icardi që vulosi gjithçka.

Takimi nisi mirë për kampionët e Francës që gjetën golin me anë të Angel Di Marias. Argjentinasi shënoi mjaft bukur me një parabolë duke merituar duartrokitjet dhe të tifozëve kundërshtarë.

Pjesa e dytë gjeti vendasit më këmbëngulës dhe nga presingu lart arritën të barazonin. Thiago Silva gaboi duke i dhënë mundësinë vendasve të ndërtonin një aksion që u shpërblye me gol nga Grandsir në të 73′.

I gjendur në vështirësi, Thomas Tuchel rrezikon duke aktivizuar Mauro Icardin në minutën e 80′ në ndërrim kokë me kokë me Cavanin. Argjentinasi nuk zhgënjeu, pasi shënoi golin e fitores duke i dhënë 3 pikë PSG. Kampionët vazhdojnë kryesimin të pashqetësuar nga Angers i vendit të dytë që është 10 pikë larg.

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *