Nisur nga rritja e rasteve të personave të prekur nga COVID-19 në Shqipëri, stiduesi Taulant Muka shprehet se kjo pasqyrë shifrash është rezultat i asaj që ka ndodhur dy apo 3 javë më parë. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ai tha se situata po del jashtë kontrollit, dhe se një nga vatrat më të nxehtë të përhapjes së Covid 19 tashmë është kthyer vetë QSUT.
Fevziu: Çfarë po ndodh me rritjen e infektimeve?
Muka: Sot është shqe.tësuese pasi po shohim një rritje të vazhdueshme të rasteve. Shteti nuk ka marr masat e sigurisë në momentin që u bë hapja. Në spitale nuk janë vendosur protokollet e sigurisë, nuk janë vendosur oficerët e sigurisë. Një numër kaq i lartë në momentin e hapjes nuk shpjegohet në asnjë vend. Sot në QSUT aty ku bëhen politikat shëndetësore, kthehet në vatrën e infeksionit.
Fevziu: Kosova dhe Maqedonia kanë një bum rastesh. Është një çështje rajonale?
Muka: Nuk është një çështje rajonale se sa është një çështje se si vendet si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia kanë bërë hapjen. Përditë dëgjoj punonjës të ínfektuar në administratë, sepse jeta në administratë ka filluar si më parë. Nuk mbahen ditare të personave që janë kontaktuar. Në Shqipëri nëse shkon në supermarkete nuk ke alkool për duart. Shteti nuk po realizon funksionin dhe kjo nuk duhet lënë në dorë të qytetarëve.
Fevziu: Cilët mund të jenë skenarët më pro.blematikë, nëse nuk do ta kontrollojmë dot pandeminë?
Muka: Unë besoj që në dy javë do të shikoni ministren shumë të shqe.tësuar. Në Shqipëri duhet të kishin filluar masat mitinguese, duke parë numrin dhe trendin e lartë dhe të shtrimeve. Kemi shtrime pothuajse 5 në ditë.
Fevziu: Kemi 2 herë e gjysmë më shumë se para 2 javësh.
Muka: Klinika sot pasqyron atë çfarë ka ndodhur dy- tre javë më parë. Numrat nëse janë ato që paraqiten do të vijnë duke u agravuar dhe situata në mendimin tim po del jashtë kontrollit, pasi në momentin që ne flasim nuk janë marr masat e sigurisë.
Fevziu: Është aq kër.cënuese sëmundja apo ka rënë virulenca?
Muka: Nuk ka asnjë argument shkencor mbi uljen e virulencës, madje thonë që nuk ka ndryshim të virusit. Kur kjopnuk qëndron nga ana shkencore dhe në anën tjetër nuk kanë bërë strukturën gjenetike të virusit. Shqëipëria sjell turistë nga Bjellorusia që ka 800 raste në ditë pa i ka.rantinuar duke rritur rrezikun. Virusi është mes nesh, mjaftojmë të respektojmë distancimin, përdorimin e maskave në ambiente me dendësi të lartë, nëse kemi mundësi të vazhdojmë të punojmë nga shtëpia dhe të ulet niveli i lëvizjes sa të jetë e mundur.