Provinca më e madhe në Kanada ka bërë parashikimet e saj “të tmerrshme” mbi ndikimin e koronavirusit. Ontario, e cila ka një popullsi prej rreth 15 milion banorësh, ose rreth 42% të popullsisë së Kanadasë, thotë se nga 3,000 deri në 15,000 njerëz mund të vdesin deri në fund të pandemisë nëse nuk zbatohen masa të rrepta.
Sipas BBC-së, ekspertët shëndetësorë vlerësuan se 1.600 njerëz do të vdesin deri në fund të prillit. Për krahasim, rreth 1.300 njerëz vdesin çdo vit nga gripi i zakonshëm.
Krahina ka mbyllur të gjitha shkollat, restorantet, baret dhe bizneset dhe shërbimet jo thelbësore. Grumbullimet mbi pesë persona janë të ndaluara. Nëse këto masa nuk do të ishin miratuar, Covid-19 mund të kishte vrarë 100,000 persona, thanë ekspertët.
Deri tani janë shënuar rreth 3255 raste të infektuarisht dhe 67 vdekje në Ontario dhe 11 mijë e 747 raste pozitive dhe 152 vdekje në të gjithë vendin, sipas të dhënave të qeverisë federale.