Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me anëtarët e rinj të kësaj partie. Meta thotë se përfshirja e të rinjve do të fuqizojë rolin e tyre në vendimmarrje, ndërsa siç shprehet ai, kanë mbetur edhe pak muaj për rikthimin e opozitës dhe pluralizmit në bashkitë e vendit. Gjatë bisedës më ta, Meta thotë se i ka garantuar se 50% e kandidatëve në këshillat vendore do jenë me të rinj.
Postimi i Metës:
Kënaqësi të dëgjoja sot disa nga anëtarët më të rinj të Partisë së Lirisë. Përfshirja e të rinjve në Partinë e Lirisë do të fuqizojë rolin e tyre në vendimmarrje shumë shpejt. Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet vendore dhe rikthimi i opozitës dhe pluralizmit politik në Bashkitë tona.
I garantova se mbi 50 për qind e kandidatëve tanë në këshillat vendore do të jenë të rinj dhe të reja. Partia e Lirisë do të bëjë gjithçka për t’u dhënë përfaqësimin e merituar të rinjve në vendimmarrje. Të rinjtë do të jenë Fuqia e Ndryshimit dhe Ndryshimi do të fillojë nga Tirana