Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Paralajmërimi i fortë i ekspertëve britanikë: Vala e dytë e Covid nuk është kjo, do të vijë kur…

Vala e dytë e koronavirusit do të mbërrijë kur temperaturat të bien në 4 gradë celsius në dimër, paralajmërojnë ekspertët britanikë të shëndetësisë. Zyrtarët vendas thonë se një rritje e numrit të infektimeve atëherë mund të çojë në një mbyllje të dytë të vendit, e kjo në kohën kur ekonomia e goditur rë.ndë prej pandemisë apo ka nisur të marrë veten.

Një anëtar i grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat në Britania tha se besohet gjerësisht që virusi i “pëlqen” temperatura 4 gradë Celsius, e kjo mund të shpjegojë përhapjen e shpejtë të tij në shkurt e mars.

“Për momentin mund ta kalojmë më lehtë se është verë. Por është e rëndësishme që njerëzit të përgatiten për sfidat që do të sjellë dimri”, u shpreh ai. Gjatë kr.izës se koronavirusit, afro nëntë milionë punëtorë, ose më shumë se një e katërta e fuqisë totale punëtore, i humben përkohësisht vendet e punës në Britani. Kjo i ka kushtuar shtetit mbi 24 miliardë paund.

Vetë kryeministri Boris Johnson ka qenë i infektuar me koronavirus dhe për shërimin e tij është dashur të qëndrojë në kujdes intensiv.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *