Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetTe FunditTe Gjitha

Paralajmërimi i Drejtorit të Policisë Rrugore: Javës tjetër nis fotografimi për shoferët trima

Drejtori i përgjithshëm i Qarkullimit Rrugor, Mitat Tola ka deklaruar se duke filluar nga java e ardhshme do të nisë fotografimi për të gjithë ata drejtues që shkelin rregullat e qarkullimit. 

Këtë deklaratë Tola e bëri ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” me gazetaren Aurora Sulçe, në televizionin Ora Neës.

“Teknologjia e identifikon drejtuesin e mjetit kur përdor celularin ose kur e vendos rripin dhe gjoba shkon automatikisht, sikurse do të fillojmë javës tjetër.

Drejtuesit e mjeteve të cilët nuk i respektojnë ata që rrinë në radhë nga Gjiri i Lalzit deri në Tiranë, bëjnë trimin do të jenë në fokusin e identifikimit elektornik, do ti merret leja e drejtimit dhe do t’i pezullohet nga 2 deri në 4 muaj.”, është shprehur drejtori i Përgjithshëm i Qarkullimit Rrugor. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *