Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Paradoksi/ Manjani zbulon dokumentin: Edi Rama kryeministër rrëzon Edi Ramën e 2000-shit (Çfarë premtoi)

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ka publikua ditën e sotme një hartë të qendrës së Tiranës.

Është një hartë e cila është propozuar dhe mbështetur fort nga Edi Rama kur ishte minister, e cila do të ishte e paprekur, në kundërshtim me atë që kryeminstri po bënë sot.

Harta i përket vitit 2000, dhe sipas ish-ministri i Drejtësisë pjesa e rrethuar me të zezë është pikërisht qendra e Tiranës, të cilën Edi Rama ishte betuar se do ta ruante të paprekur, por që nuk e ka zbatuar asnjëherë që prej ditës kur u bë kryeministër.

Postimi i plotë:

“Kjo është harta që u bë me vendimin nr 180, te vitit 2000. Kjo zonë brenda vijës së zezë është qendra e Tiranës që ky vendim e merr në mbrojtje si zonë me vlera historike.

Këtë vendim e propozoi dhe e mbrojti fort Edi Rama. Me këtë vendim Ai hyri në politikë me premtimin dhe garancinë se kjo zonë e Tiranës do ruhej!

Sot pas 18 viteve, mund të shohim të gjithë se vetëm këtë vendim, Edi Rama nuk e zbatoi!!

Nuk e zbatoi as kur krijoi një shesh të ri “Skenderbej”, as kur beri planin Francez, as Kur beri Planin e Tiranës e as Planin e Kombëtar!

Nuk e zbatoi as kur shkatërroi hyrjen e Stadiumit “Qemal Stafa” e as tani që po prish Teatrin Kombëtar!

Ky është Ai që ka vendosur haptazi më shumë kundër vetes së tij! Prisni më kot që të vendosë drejt për vendin dhe të tjerët!”

 

(E.V/Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.