Firma me pronar të vetëm Agim Kola, e themeluar në vitin 1998 dhe e regjistruar në QKB në vitin 2011 me afat 10 vjeçar (deri më 2021), është kontraktori që është zgjedhur të ndërtojë rrugën e shumë përfolur, Milot-Balldre.
Kujtojmë se Agim Kola është arrestuar ditë e sotme në kuadër të operacionit kundër informalitetit pak ora para votimimit në Parlament të ligjit për ndërtimin e rrugës Milot-Balddre, ligj të cilin Presidenti Meta nuk pranoi ta dekretonte.
Faxweb.al mëson se Agim Kola është administrator dhe aksioner i vetëm i kompanisë Rr.s.M.& Hidro Company Numri unik i identifikimit te subjektit (NUIS) J92408001N 2. Kola është i arrestuari i 17 në kuadër të operacionit kundër informalitetit ku janë ndaluar deri më tani edhe 16 biznesmenë dhe administrator të tjerë.
Objekti i aktivitetit së këtij subjekti është: Ndertim rruge Autostrada, mbikalime, hekurudha. Ndertime ujesjellesa, gazesjellesa, vepra kullimi e vaditje, punime dhe mbrojtje lumore sistemim hidraulike dhe bonifikime.Pika servisi per automjete, lavazh. Shfrytezim, prodhim , punim tregtim dhe transport te lendes drusore, Import export. Shfrytezim, prodhim dhe tregetim te mineraleve. Aktivitet minerar ne nxjerrje , perpunim e pasurim te mineraleve si dhe tregetim dhe exportim te tyre, transport dhe nderrnjetesim per tregje te mineraleve, prodhim koncentrati. Shpime nentokesore. Prodhim asfalti. Prodhim Betoni etj.
Agim Kola akuzohet për fatura fiktive, administrator i ‘Hidro Company”.
Kola është biznesmeni i 17-të që arrestohet në kuadër të operacionit kundër skemave fiktive dhe informalitetit, ndërsa një pjesë e mirë e të arrestuarve të mëhershëm janë lënë të lirë nga ana e gjykatës.
Biznesmenet e arrestuar deri tani:
Dliron Bareti, administrator i një subjekti privat
Paqsor Buzi, aksioner me 50% i G.P.G Company
Besnik Pelivani, kompania e ndërtimit A.B.BE
Astrit Lala, kompania Leksi Security 1
Haxhi Sala, kompania Leksi Security
Ilia Dimo, kompania IBS sh.p.k
Fatmir Firi, kompania Arb &Trans Sh.p.k
Shkëlqim Prodani, kompania Red Black
Ardian Bejko, kompania “Babeko Trans”
Shpresa Joanidhi, kompania “Shpresa” sh.p.k
Mhill Ndreca, kompania “Kombeas”
Rabi Kurti, kompania “Kurti Construction”
Riza Roshi, kompania “Dorgen” sh.p.k
Rrapo Baduni, kompania “Bani/s”
Vasil Korita, kompania “Medi Pharma”
Vangjush Mbriçe, kompania C.E.C Group
Drilon Bareti, kompania EBA
(F.GJ/FAXWEB.AL)