AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Paradoks në Durrës/ Protestojnë banorët: Pallatin na e shembën me tritol, bashkia na thotë e keni të banueshëm

Disa qytetarë të prekur nga tërmeti në Durrës, janë ngritur në protestë ditën e sotme, pasi nuk kanë ku strehohen, dhe nuk kanë përfituar as bonusin e qirasë.

Por çudia me institucionet shqiptare nuk mbaron këtu, pasi pallati ku ato banonin u është shembur me tritol me datën 8, pasi ishte i dëmtuar rëndë ndërkohë që zyrtarët e bashkisë u thonë se në sistem shtëpiat rezultojnë si të banueshme.

“Bashkia e Durrësit na thotë shkoni dhe jetoni se pallatin e keni të banueshëm, se në sistem është i banueshëm, ndërkohë që pallati na është shembur me tritol me datën 8 dhjetor. Shteti dhe bashkia e Durrësit po na vrasin për së dyti.”- shprehet një banor.

Banorët thonë se pallati ku ata kanë banuar u dëmtua fillimisht nga tërmeti i 21 shtatorit dhe më pas goditjen finale e mori më 26 nëntor. Shkak i dëmtimit të pallatit ishte ndërhyrja që ju bë nga bizneset e katit të parë në kolona e në muret mbajtëse, duke sjellë edhe shembjen e objektit.

Por përkundër kësaj situate banorët thonë se bizneseve që ndërhynë në strukturën mbajtëse të pallatit nuk ju hyri gjemb në këmbë, ndërsa ata janë të pastrehë. Një tjetër problmatikë që ngrejnë bnorët është edhe ndërtimi i banesave të tyre. Ata thonë se qeveria duhet të ketë vëmendje ndaj projektit për të ndërtuar banesa në afërsi të Porto Romanos.

Sipas tyre asnjë prej familjeve që kanë jetuar në këtë pallat nuk do të zhvendoset në Porto Romano ku gjenden depozitat e gazit e naftës që sipas tyre janë një tërmet edhe më i madh se i 26 nëntorit.

Qindra banesa u dëmtuan rëndë në Durrës pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit të vitit të shkuar, ndërsa mbetën të vdekur dhe 51 persona 3 qarqet e prekura nga lëkundjet e magnitudës 6.4 të shkallës Rihter.

Pas verifikimit në terren nga grupet e specialistëve për shumë nga këto banesa u vendos shembja e kontrolluar, pasi nuk mund të rikonstruktoheshin dhe përbënin rrezik për jetën e banorëve.

Ndërsa në terren puna ka vijuar me sa duket në zyrat e shtetit situata është më pak dramatike.

Një histori tragji-komike si kjo e banorëve të Durrësit të cilët aktualisht janë pa shtëpi por nuk mund të përfitojnë as bonuset e qirasë sepse sipas Bashkisë së Durrësit pallati jo vetëm që ekziston, por dhe është krejtësisht i sigurtë për tu banuar.

SPAK i ka kërkuar kryebashkiakut Lefter Alla të bëjë testin e drogës. Çfarë mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *