Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Para pak ditësh tha se të infektuarit nuk do të votojnë, Celibashi ‘ndryshon mendje’, takohet me Eugena Tominin

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një takim ditën e sotme me zv/ ministren e Shëndetësisë Eugena Tomini, ku në fokus të takimit ka qenë procesi i votimit për personat që janë të infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka dhënë vetë Celibashi, i cili shprehet se duhet të ndiqen dhe të zbatohen të gjithë protokollet, për parandalimin e përhapjes së virusit.

“Sot takova Zëvëndësministren e Shëndetësisë dhe Anëtaren e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë Covid-19, zj. Eugena Tomini. Qëllimi i takimit ishte diskutimi i situatës aktuale të pandemisë në vendin tonë dhe shqetësimin e ngritur lidhur me votimin e të infektuave me Covid në datën 25 prill 2021. Në fokus të bashkëbisedimit ishin implikimet që sjell situata e pandemisë në procesin zgjedhor dhe rëndësia e zbatimit të protokolleve që duhet të ndiqen dhe zbatohen për parandalimin e përhapjes së virusit gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave” thotë Celibashi.

Disa ditë më parë,  Celibashi u shpreh se të infektuarit me COVID nuk do të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.