AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Para koncesionit askush nuk ka ardhur me gërshërë me vete’, mjeku ‘rrëzon’ alibinë e Ramës: Anulo PPP-në, ndërtohen 500 banesa

Kirurgu Artan Koni reagoi pas refuzimit të kryeministrit Edi Rama për të anuluar koncesionin e sterilizimit. Duke marrë shkas nga deklarata e Ramës, i cili u shpreh se ky koncesion është i nevojshëm sepse njerëzit nuk mund të marrin thika dhe gërshërë me vete, mjeku hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit.

Përmes një videoje të publikuar në “Facebook”, Koni tha se edhe para se të jepej ky koncesion pajisjet mjekësore sterilizoheshin shumë mirë nga spitali. Madje sipas tij, që pas koncesionit të sterlizimit, ky proces kushton 19 milionë euro më shumë në vit.

“Si mjek, si taksapagues, por edhe si një ndër personat që e kam denoncuar edhe më parë këtë koncension skandaloz më lind detyra sot të bëj një replikë me të parin e qeverisë sepse mesa duket qenka i painformuar mirë nga punët e qeverisë së tij. Përpara se të jepej ky koncension njerëzit nuk i merrnin gërshërët me vete në spital, as nuk vinin me bistori në dorë, e t’ja dorëzonin më pas kirurgut që ai të bënte operacionin. JO.

Njerëzit vinin në spital, ashtu sic vijnë edhe sot, dhe kirurgët operonin ashtu sic operojnë edhe sot, me të njëjtat mjete kirurgjikale që i dispononte spitali dhe sterilizohet në autoklava që i disponon po sot spitali. E vetmja gjë që ka ndryshuar janë kostot ekonomike.

Psh, dje kosto e setit kirurgjikal na kushtonte vetëm 2.4 euro dhe operacionet bëheshin për bukuri, sot pas koncesionit ne paguajmë mesatarisht 190 euro për set kirurgjikal. Pra paguajmë 80 herë më shumë për të marrë pak a shumë të njëjtin shërbim. Nëse do i shohim me shifra vjetore, ne shpenzojmë sot rreth 19 mln euro më shumë në vit para, të cilat shkojnë në xhepin e kompanisë koncensionare për një shërbim që fare mirë mund ta bënte spitali”, deklaroi Artan Koni.

Ai tregoi edhe të mirat që do të mund të përfitonin qytetarët e prekur nga tërmeti nëse koncesioni në fjalë anulohet. Për kirurgun, janë 500 familje që mund të strehohen me të ardhurat që harxhohen për koncesionin e sterilizimit.

“Duke anuluar këtë koncesion, përfitojmë rreth 16 mln euro në vit, apo në total 160 mln euro, lekë të cilat do të dilnin për të strehuar 500 familje që kanë humbur shtëpitë. Mund të mërzitej një koncesionar, po ama do iu qeshë buza fëmijëve që sot nuk dinë ku e kanë shtëpinë që ua mori tërmeti. Uroj të reflektoni dhe na tregoni me fakte që në këtë rast jeni thjesht i paditur dhe jo i pangopur”, u shpreh mjeku Artan Koni.


(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *